Hardeni s’i mjafton Houstonit, Giannis ia dhuron fitoren Bucks

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse James Harden realizoi 41 pikë, skuadra e Houston nuk ka mundur të mposhtë Memphis, që triumfoi 121-110 ndaj ekipit teksan. Mungesa e Westbrook u ndje te Houston, që humbet kontakt me kreun. Për Memphis u dalluan Morant me 26 pikë e Brooks me 24 pikë. Fiton skuadra e Clippers, që mundi 128-103 Cleveland, duke qëndruar në vendin e katërt në Perëndim. Ndeshje e mirë e Kawhi Leonard, që realizoi 43 pikë.

Humbasin edhe nënkampionët e Golden State, që u mundën 124-97 në fushën e tyre nga Dallas. Powell me 21 pikë e Doncic me 20 ishin më të mirë për Dallas. Nuk zhgënjen ekipi i Milwaukee, që dominon renditjen në Lindje. Skuadra e Bucks fitoi sot 128-102 ndaj New York, ndeshje ku u dallua Antetokounmpo, autor i 37 pikëve, shkruan Telesport.

Mirë po paraqitet skuadra e Utah Jazz, që me fitoren 118-107 ndaj Brooklyn jashtë fushe është bërë forca e dytë në Konferencën e Perëndimit. Për Jazz u dalluan Ingles me 27 pikë, Mitchell me 25 dhe Gobert me 22 pikë e 18 rebound. Fiton edhe Atlanta, që mundi 123-110 Phoenix, me Trae Young që realizoi 36 pikë e 10 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Atlanta – Phoenix, 123-110

Brooklyn – Utah Jazz, 107-118

Memphis – Houston, 121-110

Milwaukee – New York, 128-102

Golden State – Dallas, 97-124

Clippers – Cleveland, 128-103

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme