Harry Kane mungon ndaj ndeshjes Manchester United-Tottenham

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 09:15 | Nga

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka lënë të kuptohet se Harry Kane mund të mos luaj ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford.

Sulmuesi anglez, Harry Kane ishte zëvendësuar në ndeshjen ndaj Liverpoolit, pasi kishte shënuar dy gola.

Fillimisht ishte menduar për një lodhje të vogël, por duket se kjo është më serioze, pasi ai nuk luajti as në ndeshjen e djeshme ndaj West Ham, e cila u shkato me eliminim nga Carabao Cup.

Trajneri Pochettino ka lënë të kuptohet se Kane mund të mos luaj as ndaj Unitedit në Old Trafford.

“Ne duhet të vlerësojmë skuadrën që kem, sepse për arsye të ndryshme jemi të detyruar të bëjmë rotacione”, tha argjentinasi për beINSPORTS.

Të ngjashme