Hart zëvendësues i Courtois te Chelsea

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 14:07 | Nga

Chelsea është duke përgatitur një ofertë për të refuzuarin e Manchester Cityt, Joe Hart si zëvendësues të Thibaut Courtois në rast se ky i fundit kalon te Real Madridi.

Pep Guardiola ia ka bërë të qartë Hartit se nuk bën pjesë në planet e tij dhe dy sezonet e fundit i ka zhvilluar si i huazuar te Torino dhe West Hami.

Sipas The Sun, Chelsea ka bërë gati një ofertë prej 5 milionë funteve për shërbimet e gardianit anglez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme