Harxhime të mëdha për Dritën në Champions, 150 mijë euro për një udhëtimin në Gjibraltar

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 18:04 | Nga

Drita do të marrë pjesë për herë të parë në para-kualifikimet e Ligës së Kampionëve, të cilat do të zhvillohen në Gjibraltar.

Skuadra nga Gjilani, të martën do ta mësojë kundërshtarin, ndërkaq me 22 qershor do të niset drejt gadishullit Iberik.

Sporti në KTV mëson se udhëtimi do t’i kushtojë Dritës shumë shtrenjtë.

150 mijë euro, është shuma që do të shpenzojë Drita për bileta, ushqim, fjetje dhe gjërat tjera të rëndësishme për një skuadër futbollit.

Mesatarja për një lojtar dhe zyrtar të klubit, do të jetë së paku 5 mijë euro.

Skuadra kampione e Kosovës do jetë ekipi i parë që do të zbarkojë në Gjibraltar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme