Hasani ftohet nga Challandesi për ndeshjet me Danimarkën e Bullgarinë

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Florent Hasani ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, për dy ndeshjet e radhës të ekipit A, ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë, raporton KTV.

Futbollisti po kalon në formë të mirë te skuadra e tij Diosgyor në Hungari.

Kosova luan miqësoren me Danimarkën më 21 mars, ndërsa katër ditë më pas pret Bullgarinë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme