Hasi këshillon Zhegrovën të mbetet te Genku edhe për 2 vjet e gjysmë

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 14:11 | Nga

Skuadra e Genkut këtë edicion po varet sërish nga një futbollist i Kosovës.

19 vjet pasi Besnik Hasi në lot festoi titullin e parë të kampionit të Belgjikës me Genkun, në kohën kur shtëpia e tij ishte djegur, një tjetër talent i madh, 18-vjeçar, ka arritur në stadiumin “Arena Luminus”, shkruan Koha Ditore.

Edon Zhegrova, që ka lindur në Gjermani, e ka një të ardhme të ndritshme para vetes.

“Nëse ai punon shumë, atëherë do të arrij shumë”, paralajmëron Hasi 46-vjeçar.

Pas kësaj, Hasi vazhdon me fjalët për trajnerin e Genkut, Philippe Clement që sipas tij “do të ketë shumë gjëra për të treguar” për Zhegrovën.

Të ngjashme