Hasim Rahman Jr synon të shokojë botën, siç bëri babai i tij 27 vjet më parë

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 11:37 | Nga

Hasim Rahman Jr po shpreson të shokojë skenën e boksit në peshën e rëndë, siç kishte bërë dikur babai i tij.

“Ka diçka në gjakun tim, në gjenet e mia, ka diçka tek unë. Nuk mund të largohem nga boksi, e dua boksin”, thotë Rahman Jr, duke shpjeguar arsyen pse është futur në këtë sport të vështirë, me gjithë shqetësimet që ka pasur babai i tij, shkruan sot Koha Ditore.

Babai i tij, Hasim Rahman Sr, kishte shtangur legjendën britanike Lennox Lewis duke e nokautuar në raundin e pestë në meçin e zhvilluar mes tyre më 22 prill të vitit 2001 në Afrikë të Jugut. Rahman më pas e kishte humbur rimeçin me nokaut në raund të katërt në nëntor të atij viti.

Rahman mbylli karrierën në boksin profesionist me 50 fitore, nëntë humbje e dy barazime. Mirëpo ai luftoi mjaftueshëm sa për të kuptuar se boksi është i vështirë dhe për të këshilluar të birin e tij Rahman Jr. që të fitojë para në ndonjë profesion tjetër.

Por Rahman Jr prapë vuri dorëzat, duke kërkuar këshilla nga trajneri i famshëm Emmanuel Steward kur ishte më i ri.

Ai ka marrë aprovimin e babait, i cili tash edhe u jep këshilla Hasim Jr dhe vëllait të tij Sharif, që bokson në kategori kruzer, ndërsa ata janë në fazën e hershme të karrierës në boks profesionist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme