Havertz i hapur për transferim te Unitedi

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i talentuar gjerman i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, është i hapur për një transferim te Manchester Unitedi, shkruan “Manchester Evening News”.

Havertz 20-vjeçar është duke u kërkuar nga shumë klube të mëdha, në mesin e tyre edhe nga Bayern Muencheni. Havertz planifikon të largohet nga Leverkuseni këtë verë dhe raportohet se ai pëlqen idenë që ta vazhdojë karrierën në Premier League të Anglisë.

Këtë stinor Havertz ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar tetë tjerë në 38 ndeshje në të gjitha garat. Kontrata e tij me Leverkusenin skadon në verën e vitit 2022.

Të ngjashme