Hawks vazhdojnë me befasi, vetëm një fitore larg finales së Konferencës

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Atlanta Hawks ka vazhduar me ndeshje të mira dhe befasi në ‘Play-Off’-in e sivjetmë në NBA.

Skuadra bardhekuqe kanë arritur të triumfojnë në ndeshjen e pestë në udhëtim te Philadelphia 76ers me tri pikë diferencë 106:109.

Për Hawks kjo ishte fitorja e tretë në duelin gjysmëfinal të Konferencës së Lindjes, kundrejt dy fitoreve të 76ers.

Ishte një ndeshje e dominuar nga 76ers në dy çerekët e parë, kur i mbyllën ato me 22 pikë epërsi.

Rezultati më i thellë në të mirë të vendasve shkoi në çerekun e tretë prej 26 pikëve, por Hawks bën një rikthim senzacional duke triumfuar në fund.

Trae Young ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 39 pikë, shtatë asistime e një kërcim, derisa Collins shtoi 19 pikë të tjera në këtë fitore të madhe.

Tani Hawks janë vetëm një fitore larg finales së madhe të Konferencës së Lindjës.

ezultatet:

Philadelphia 76ers – Atlanta Hawks 106:109 (2-3).

Të ngjashme