Haxhi Krasniqi me mesazh për të gjithë shqiptarët

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 15:37 | Nga

Boksieri Haxhi Krasniqi të shtunën e ardhshme do të ketë një nga meçet më të rëndësishme në karrierë, kur në Erfurt të Gjermanisë do të takohet me boksierin Arthur Abraham.

Pak ditë para meçit, Haxhi Krasniqi ndihet i qetë dhe i gatshëm për përballjen e madhe. Të dielën ai ka numëruar plot shtatë muaj e 11 ditë përgatitje për sfidën që pritet t’i japë drejtim karrierës së tij.

Meçi me Abrahamin, që zhvillohet në Erfurt të Gjermanisë, është eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO.

Fituesi i këtij meçi më pas do të luftojë për titull të botës. Ndonëse Krasniqi ka luftuar dy herë për titull të botës, Abraham është boksieri më i suksesshëm që ai ka përballë.

Paraqitja e Krasniqit të shtunën mbrëma, pritet të dallojë ndjeshëm prej paraqitjeve të kaluara të tij.

“Jam në formën më të mirë të mundshme. Kam bërë hap shumë të mirë që e kam ndërruar trajnerin. Në aspektin teknik e taktik tashmë mendoj se jam më i kompletuar. Përgatitjet kanë shkuar si më mirë. Sot bëhet 7 muaj e 11 ditë prej që kam nisur stërvitjet e të cilave nuk u jam ndarë. Kam nisur të përgatitem që nga 5 shtatori i vitit të kaluar, kur përfundova pushimin në Kosovë. Nuk kam bërë asgjë që ka mundur të më largojë nga stërvitjet. Kam qenë i përkushtuar maksimalisht në ushtrime, në përgatitje”, ka thënë Krasniqi për Kohën Ditore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme