Haxhibegiç motivon lojtarët para ardhjes në Prishtinë

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Malazezët synojnë të nxjerrin pikë në duelin e 14 tetorit me “Dardanët” në Prishtinë. Ata janë në kërkim të fitores së parë në fazën kualifikuese të Euro 2020

Trajneri Faruk Haxhibegiç po mundohet t’i motivojë lojtarët e tij para duelit të 14 tetorit ndaj “Dardanëve”.

Mali i Zi do të kërkojë pikë në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Vetëm rezultatet pozitive mund ta ndryshojnë situatën në kampin tonë. Jemi të vetëdijshëm se ku gjendemi, por atmosfera është mjaft e mirë.

Thjeshtë mungon një fitore për ta bërë mjedisin tonë edhe më të mirë. Në momentin kur jemi të kompletuar, kur kemi atmosferë, ne jemi të vërtetit dhe asnjë rival nuk do të jetë favorit ndaj nesh”, është shprehur Haxhibegiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme