Hazard bëhet i durueshëm, s’po e mendon largimin nga Reali

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Përkundër thashethemeve për një largim të mundshëm, Eden Hazard nuk po e mendon të njëjtën gjë, të paktën jo në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi i Belgjikës nuk e arriti asnjëherë formën që e kishte në Chelsea dhe tashmë nuk po ka as minutazhë në Real Madrid.

Megjithatë, ai e di që për të arritur në 11-shen startuese duhet të jetë i durueshëm dhe të punojë fort, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse nuk ka pasur mjaftueshëm minutazhë këtë sezon, Hazardi nuk ka marrëdhënie të keqe me trajnerin, Carlo Ancelotti.

Vinicius momentalisht po konsiderohet si startues i padiskutueshëm në anën e majtë në formacionin e preferuar të italianit, 4-3-3.

Por, përgjatë këtij sezoni, Ancelotti tentoi të krijonte hapësirë për Hazardin duke e ndryshuar formacionin dhe duke luajtur në sistemin 4-4-2, aty ku belgu lëvizte në pozitën e tij ideale prapa sulmuesve.

Të ngjashme