“Hazard është në nivelin e Messit”

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Në prezantimin e sezonit të ri të La Ligës, ishte i ftuar edhe Samuel Eto’o, përves legjendave si Andrés Iniesta, Iker Casillas, Fernando Sanz, Morientes, Eto’o, Mendieta, Luis García dhe Forlán.

Eto’o aty foli për tema të ndryshme, nga kampioni i ardhshëm në Spanjë, te qëndrimi i Lionel Messit dhe nënshkrimi dyshues i Real Madridit, Eden Hazard.

“Barcelona do të jetë kampion i La Ligës sezonin e ardhshëm, shpresoj që edhe Mallorca, ekipi i zemrës sime të kthehet në La Liga”. U shpreh Eto’o.

“Djali im Messi ka qëndruar dhe për këtë jam i lumtur. Por, zemra e këtij ekipi ka nevojë për më shumë lojtarë të stilit të Barcelonës, tiki taka e jo ‘box to box”.

Ai madje guxoi edhe të bëjë një krahasim: “Hazard është në nivelin e Messit”.

Eto’o pati pak fjalë edhe për dikur një ndër mesfushorët më të mirë në botë, Sergio Busquets, sot shumë larg formës së tij.

“Do të më pëlqente ta shoh të kthehet Busquetsi i madh, në nivelin e tij edhe nëj herë. Kur ai është në nivelin më të mirë, Barcelona gjithmonë fiton tituj”. 

Të ngjashme