Hazard flet pas golit të parë me Real Madrid

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard është dukur shumë i lumtur pas ndeshjes kundër Granada, ku shënoi golin e parë me fanellën e Real Madrid.

Hazard ka gjetur për herë të parë rrugën e golit me Real Madrid, në ndeshjen kundër Granada, ku ‘Los Blancos’ morën tri pikë.

Pas ndeshjes, lojtari belg është shprehur i lumtur me golin, por ka theksuar se më shumë rëndësi ka fitorja e skuadrës.

“Jam i kënaqur me fitoren” ka thënë fillimisht reprezentuesi belg për ‘Real Madrid TV’, transmeton lajminet.

“Kur luan, dëshiron të shënosh, por gjëja e rëndësishme është që ne morëm fitoren. Ne jemi akma në krye të tabelës dhe ky ishte synimi për sot” ka thënë tutje Hazard.

“Është e vështirë të gjesh golin e parë, por kur e bën, ai të jep motivim. Ishte e rëndësishme që shënova sot” ishin fjalët e ishit të Chelsea.

Hazard do të jetë i angazhuar me kombëtaren e Belgjikës për dy ndeshjet e tetorit, ku kombëtarja belge synon kualifikimin në Euro 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme