Hazard i bashkohet Real Madrid-it për 100 milionë euro

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi belg, Eden Hazard, do t’i bashkohet skuadrës spanjolle, Real Madrid, për një shumë prej 100 milionë eurosh.

Futbollisti 28 vjeçar kishte paralajmëruar për largimin e tij nga Stamford Bridge, pas triumfit në Ligën e Evropës, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se zyrtarizimi i belgut në Madrid do të bëhet në ditët e ardhshme, me klubet që pritet të nënshkruajnë marrëveshjen.

Ai do të largohet pas shtatë vjetëve në skuadrën Chelsea, ku ka arritur të fitojë dy herë Ligën e Kampionëve, një FA Cup dhe dy herë Ligën e Evropës.

Të ngjashme