Hazard i komenton thirrjet se do t’i bashkohet Realit: E keni gabim

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e West Hamit i provokuan tifozët e Chelseat për të ardhmen e yllit belg të skuadrës së tyre, i cili vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për një transferim të mundshëm në Real Madrid.

Eden Hazardi insiston se ai është i përqendruar vetëm në ndeshjet e Chelseat, pasi i mohoi koret e kënduara nga tifozët e West Hamit, të cilët pretendonin se marrëveshja mes belgut dhe Real Madridit tashmë është arritur.

Për transferimin e Hazardit te gjiganti spanjoll është përfolur tash e një kohë të gjatë, mirëpo tani këto spekulime janë intensifikuar pasi që kontrata e belgut me klubin londinez përfundon vitin tjetër.

Këto spekulime u nxitën edhe më shumë këtë javë pas deklaratave të trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, i cili tha se ka qenë adhurues i madh i Hazardit tash e një kohë të gjatë.

Hazardi e zbuloi në shkurt se ai e ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij , por nuk tregoi se çfarë vendimi ishte ky: nëse do të qëndronte në Stamford Brige apo të do të kalonte në Santiago Bernabeu.

Kur u pyet për thirrjet e tifozëve të West Hamit, Hazardi tha për Sky Sports: “Ata e kanë gabim. Tani për tani janë duke u përqendruar vetëm te Chelsea deri në fund të sezonit”.

“Dua ta arrij top katërshen dhe ta fitoj titullin e Europa League. Kemi ende shumë gjëra për të bërë dhe do ta shohim çfarë do të ndodhë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme