Hazard: Kam dashur të largohem, sepse e kam ëndërr të luaj në Spanjë

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard e ka pranuar se dëshira e tij ishte të largohej nga Chelsea pas Kupës së Botës 2018 në Rusi, por tani insiston se është i lumtur në Londër.

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ishte njëri prej shumë futbollistëve të përfolur për një kalim të mundshëm në Real Madrid pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit në verë, transmeton Gazeta Express.

Në fakt, belgu ka qenë i hapur për të kaluar në kryeqytetin spanjoll gjatë Kupës së Botës dhe kjo është një e vërtetë që vetë ai e ka pranuar duke folur për BT Sport, pas barazimit të Chelseat 1-1 me Liverpoolin në Premierligë të shtunën.

“T’ju them të drejtën, pas Kupës së Botës kam qenë i etur të largohem sepse e kam ëndërr të luaj në Spanjë”, tha Hazard.

Pas një fillim sezoni fantastik, ai megjithatë nuk ka pendesa pse qëndroi në Londër.

“Kam folur me klubin dhe trajnerin dhe u kam thënë se do të qëndroj dhe nëse shikoj prapa mendoj se ishte vendimi i duhur sepse jam tejet i lumtur. Kam dy vite të mbetura në kontratë dhe mund ta zgjas atë, por nuk jam i sigurt”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme