Hazard: Kjo fanellë do të thotë shumë për mua

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard ka dhënë intervistë e parë si lojtar i Los Blancos për Real Madrid TV.

Ai ka folur sërish për realizimin e ëndrrës, që ta veshë fanellën e bardhë.

Hazard thotë se është i lumtur dhe mezi pret startin e sezonit nën urdhëratë e Zinedine Zidane, idhullit të tij.

“Është ndjenjë fantastike. Kjo fanellë do të thotë shumë për mua”, u shpreh fillimisht Hazard.

“Real Madridi është klubi më i mirë në botë, është e vështirë për të përshkruar atë që po ndjej tani”.

“Zbritja në fushë dhe prania e gjithë atyre tifozëve, është thjesht e mrekullueshme”.

“Jam 28-vjeçar dhe më në fund jam aty ku kam dashur gjithmonë të jem. Me të vërtet jam tronditur nga gëzimi. Mezi pres që të nisë gjithçka”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme