Hazard konfirmon largimin nga Chelsea me gjestin e tij

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Eden Hazard duket e vendosur. Edhe pse te Chelsea po bëjnë çdo tentativë të mundshme për ta mbajtur në skuadër, në merkaton e kësaj vere sulmuesi belg do të transferohet te Reali i Madridit.

Pasi ndihmoi Chelsea-n të siguronte zyrtarisht rikthimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, Hazard ka dhe një mision të fitojë trofeun e tij të fundit me Blutë pikërisht atë të Europa League dhe më pas do të largohet nga Stamford Bridge, aty ku luan prej 7 sezonesh.

Si për të konfirmuar largimin ka menduar vetë ylli belg i cili i ndalur nga një tifoz në rrugë, bëri një gjest që nënkupton lamtumirën nga Chelsea në fund të sezonit. Tifozi i kërkoi Hazard-it të qëndrojë por ky i fundit tundi kokën si për të vërtetuar se diçka e tillë është e pamundur të ndodhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme