Hazard kryen testet mjekësore te Reali, gati për t’u prezantuar si “galaktiku” i radhës

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard ka kryer testet mjekësore te Real Madrid, para prezantimit zyrtar në mbrëmjen e së enjtes në ‘Santiago Bernabeu’.

Sulmuesi belg ka kompletuar transferimin nga Chelsea te Real Madrid për një shumë që me bonuese mund të arrijë deri në 150 milionë euro.

Pas përfundimit të formaliteteve me testet mjekësore, Hazard po bëhet gat për prezantim para tifozëve të Real Madridit.

Duke filluar nga ora 19:00, 28 vjeçari do të paraqitet para tifozëve të Real Madrid në Bernabeu, ku do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

Hazard te Real Madrid do të mbajë në fanellë numrin 7, teksa bëhet transferimi i pestë i ‘Los Blancos’ këtë verë pas Luka Jovic, Ferland Mendy, Eder Militao dhe Rodrygo Goes.

Të ngjashme