Hazard përgëzon Asension dhe Benzeman

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga.

Los Blancos triumfuan 3-0 me golat e Karim Benzemas dhe Marco Asensios të enjten mbrëma në “Alfredo di Stefano” kundër Valencias.

Asensio shënoi pas 29 sekondave në fushë, ndeshja e parë pas 11 muajsh mungesë, për shkak të ligamenteve që kishte këputur në korrik të vitit 2019.

Gol të bukur shënoi edhe Karim Benzema dhe pas ndeshjes, për të dy pati disa fjalë në Twitter Eden Hazard, i cili nuk shënoi, por asistoi.

“Prekje e parë fantastike Marco, dhe Benzema wow”, shkroi ai.

Të ngjashme