Hazard qëndron në vilën e tij luksoze, derisa Ancelotti i bën thirrje Real Madridit që mos e shesë belgun

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Karriera e Eden Hazardit te Real Madridi është ende në dyshime, me belgun që nuk ka arritur ende ta dëshmojë vetën.

Lojtari kaloi te Los Blancos nga Chelsea para dy vitesh, mirëpo forma e tij ka vazhduar duke rënë me atë që e kishte te The Blues.

Hazard played his first full 90 minutes in 19 months for Belgium

Belgu ka luajtur vetëm në 21 ndeshje në të gjitha garat në edicionin e kaluar për madrilenët, gjersa ka vuajtur nga shumë lëndime.

Hazard thuhet se ende nuk e ka shitur villën e tij që kushton 15 milionë euro në Spanjë, duke sinjalizuar se nuk e mendon largimin.

The luxury property did not come cheap for the Belgium forward

Lojtari 30-vjeçar në vilën e tij posedon gjashtë dhoma të gjumit, dhjetë banjo, e cila është dizajnuar nga arkitekti spanjoll, Joaquin Torres.

Hazard e kishte blerë vilën nga ylli i popit në Spanjë, Alejandro Sanz, derisa aty jeton me gruan Natacha dhe djemtë, Yannis, Leo dhe Samy.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme