Hazard: Do të mbështes Egjiptin në Botëror për Salahun

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 16:35 | Nga

Sulmuesi i Belgjikës, Eden Hazard, ka thënë se ai do të mbështesë Egjiptin në Kampionatin Botëror për shokun e tij Mohamed Salah pas mungesës së tij në miqësoren e të mërkurës.

Belgjika triumfoi me rezultat 3-0 në Bruksel në një miqësore përgatitore ku mungoi Salah.

Sulmuesi fantastik u dëmtua pas një dueli me Sergio Ramosin në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Egjipti ka lojtarë të mirë. Ne arritëm të kontrollojmë ndeshjen dhe të shënojmë herët një gol i cili na bëri gëjrat më mrië”.

“Ne jemi krenarë që mposhtëm Egjiptin me atë rezultat. I dëshiroj Salahut më të mirën dhe shpresoj se do të kthehet. Unë do të mbështes Egjiptin në Botëror për të”.

“Egjipti është krejt ndryshe pa Salahun, por ata arritën të luajnë mirë duke qenë kompakt. Kam biseduar me Salahun pas finales së Ligës së Kampionëve dhe i dërgova atij një mesazh, siç kam thënë ai është shoku im dhe unë dua që ta shoh atë në Botëror”, deklaroi Hazard.

Ky nuk ishte mesazhi i vetëm përkrahës për futbollistin egjiptian i cili nuk arriti të zhvillojë finalen deri në fund pas lëndimit që shkaktoi shumë polemika.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme