Hazard: Unë kushtoj 300 milionë euro

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 14:19 | Nga

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë se ai len 300 milionë euro.

Kalimi i Neymar për 222 milionë euro te Paris Saint-Germaini nga Barcelona, e ka bërë belgun kurioz që ta dijë çmimin e tij.

“Nuk e di sa mund të kushtoj. Ndoshta 300 milionë euro?  Varet nga tregu. Neymar është brazilian, ka shumë potencial, një vit më i ri se unë dhe ka luajtur për Barcelonën”, ka thënë Hazard.

“Transferimi varet edhe nga kontrata që e ke me klubin aktual dhe numrat që janë aty”.

“Nuk mendoj edhe aq për transferimin. Nëse do të më shkonte në mendje (do të bashkohesha me Barcelonën pas transferimit të Neymarit). Shumë gjëra kanë mundur të ndodhin”.

“Ndjehem mirë te Chelsea. Tani kam filluar të luaj pas gjashtë muajsh”, ka thënë Hazard.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme