Eden Hazard i është bashkuar Real Madridit, në stërvitje. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi spanjoll ku ka bërë të ditur se Hazard, ka nisur stërvitjet me pjesën tjetër të lojtarëve.
30-vjeçari sipas mediave spanjolle mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthyese në Champions League, ndaj Atalantas.
Hazard këtë sezon ka pasur probleme të shumta me lëndime duke bërë vetëm tri paraqitje në Ligën e Kampionëve.