Hazardi i lumtur te Real Madridi

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Lëndimet e shpeshta te Real Madridi, kanë bërë që Eden Hazard të mos arrij të tregoj aftësitë e tij te ekipi nga La Liga.

Përkundër kësaj lojtari pritet të mbetet te madrilenët. Vet Hazard ka bërë të ditur se është i lumtur te Real Madridi.

“Kam kontratë edhe për 3 vite të tjera këtu dhe mendoj shpesh herë për të ardhmen. Do ta shohim nëse do të vazhdojë ende”, deklaroi Hazard.

Ylli belg është pjesë e “Mbretërve” që nga viti 2019 kur u transferua nga Chelsea.

Këtë sezon në pesë ndeshje në La Liga, Hazard, ka shënuar një gol.

Të ngjashme