Hazardi mund të mungojë katër javë

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Real Madridit, Eden Hazard nuk është paraqitur në stërvitje shkaku i lëndimit.

Ylli belg ka pësuar një lëndim tjetër muskulor duke e përsëritur lëndimin që e ka pasur më herët.

Edhe trajneri i Real Madridit, Zindedine Zidane, e ka konfirmuar lëndimin e Hazardit.

“Diçka po ndodh, nuk mund të shpjegohet”, tha Zidane.

Ende nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e lëndimit, por një gjë është e sigurt, Hazard nuk do paraqitet ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.

30-vjeçari ka regjistruar 646 minuta dhe ka shënuar tre gola këtë sezon.

Të ngjashme