Hazardi nuk dorëzohet në garën për kualifikim në “Champions”

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 12:58 | Nga

Anësori Eden Hazard, ka pohuar se Chelsea ende mund të kualifikohet për Ligën e Kampionëve nëse fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të Premier Ligës.

Para ndeshjes së sotme kundër Southamptonit, Chelsea është dhjetë pikë larg pozitës së katërt, të cilën e mban Tottenhami, por “Blutë” kanë gjashtë ndeshje në Premier Ligë.

“Është e vështirë, shumë e vështirë, por është e mundur. Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Duhet të besojmë, t’i besojmë njëri-tjetrit dhe të tentojmë të fitojmë çdo ndeshje. Kjo është”, ka thënë Hazard.

“Kemi gjashtë ndeshje në ligë, nëse fitojmë të gjitha, por nuk përfundojmë në pozitën e katërt, së paku kemi bërë gjithçka. Nuk do të pendohemi, të luajmë edhe këtë muaj”, ka shtuar ai.

“E dimë se po luajmë për Chelsean dhe kur luan për Chelsean duhet të japësh gjithçka deri në fund të sezonit. Nëse arrini diçka është mirë, nëse jo, atëherë tentojmë vitin e ardhshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme