Hazardi prioriteti i Realit

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi e ka kthyer futbollistin e Chelseat, Eden Hazardi, si numrin një në listën e transferimeve për afatin kalimtar veror.

Për belgun tash e disa muaj flitet se do të kalojë te Kampioni i Evropës, dhe muajin e kaluar u ka thënë gazetarëve se ai tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Sulmuesi i krahut ka thënë se dëshiron ta marrë vendimin e duhur, dhe i ka lënë rrugë kalimit te gjiganti spanjoll.

Së fundmi, mediat angleze shkruajnë se ylli i Chelseat, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e vitit 2020, në verë do të shkojë në kryeqytetin e Spanjës.

Në edicionin e sivjetmë, Eden Hazard ka luajtur në 35 ndeshje në të gjitha garat, ka realizuar 15 gola dhe 10 asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme