Haziri i bindur se “Drita” do të bëhet kampion, Abrashi shpreson në fitoren e “Prishtinës”

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 12:18 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është i bindur se klubi futbollistikë “Drita” që vjen nga qytetit që ky udhëheq, do të jetë kampione e Super Ligës.

“Besoj që ‘Drita’ do të jetë kampion, rikthimi i kupës në Gjilan do ta bëjë gjithë Kosovën krenar”, tha Haziri, raporton Ekonomia Online.

Por bashkëpartiaku i Hazirit, deputeti Arban Abrashi shpreson që “Prishtina”, do të rrëmbej kreun që i mundëson titullin.

“Unë besoj që Prishtina do të fitoj” ka thënë ai.

Të dy këto komente i bënë në konferencën e rregullt javore të kësaj partie, ku folën për pjesëmarrjen e kësaj partie në samitin e Sofjes, gjegjësisht takimet e Partisë Popullore Evropës.

Titulli i sezonit 2017/2018, do të vendoset në xhiron e fundit në “finalen e madhe” ku Prishtina në cilësinë e vendasit e pret Dritën në Pejë.

Të ngjashme