Hekuran Kryeziu për ndeshjen ndaj Sllovenisë: Takim i vështirë, por duam rezultat pozitiv për të mbetur në Ligën C

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu ka folur para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Sllovenisë në Lubjanë dhe ka thënë që duan të reagojnë pas humbjes nga Shqipëria.

Kosova luanë nesër në udhëtim te Sllovenia në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët vijnë në këtë ndeshje pa asnjë gjasë për të siguruar vendin e parë dhe për të ëndërruar një vend në Kupën e Botës 2022.

Megjithatë, sipas Kryeziut, ekipi i Kosovës do të hyjë me vendosmëri në këtë ndeshje dhe me besim për një rezultat pozitiv.

“Ashtu siç tha trajneri Muharrem Sahiti, nesër jemi para një ndeshje të vështirë kundër Sllovenisë, por prapë do të japim maksimumin ndaj një shtetit që është i fortë”, ka thënë fillimisht Kryeziu në konferencë.

“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen tonë kundër Shqipërisë, por do të mundohemi të reagojmë nesër ndaj Sllovenisë”.

“Nuk kemi gjasa më për vend të parë, por luajmë për të mbetur në këtë Ligë dhe të mos mbesim në fund”, përfundoi mesfushori i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme