Hendboll, Kosova përfundon përgatitjet në Turqi

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të hënën (sot) kthehet në vend pas fazës përgatitore që e zhvilloi në Stamboll të Turqisë.

Në Stamboll, hendbollistët kosovarë kanë zhvilluar dy ndeshje stërvitore me Turqinë. Derisa të premten ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, të shtunën Turqia fitoi me shifrat 29:22, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndeshja e dytë është planifikuar të luhet të dielën, por turqit kanë ndërruar planet në momentin e fundit.

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, ka vlerësuar se dy miqësoret i shërbejnë ekipit për ndeshjet eliminatore ndaj Izraelit. Kosova takohet me Izraelin të mërkurën në Prishtinë e të dielën tjetër në Tel-Aviv, në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

“Do të punojmë në dobësitë që i vërejtëm gjatë dy ndeshjeve dhe do të jemi të gatshëm për ndeshjen me Izraelin. Synim do të jetë fitorja”, ka thënë Ramadani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme