Hendboll, Shqipëria dhe Kosova në një grup me Turqinë

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 11:49 | Nga

Në Turneun Evropian Trophy, Kombëtarja e Meshkujve në Hendboll e Shqipërisë, e Kosovës dhe ajo e Turqisë janë kualifikuar në grupin A së bashku me Republikën e Irlandës.

Në Turneun Evropian Trophy të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Kombëtarja e Meshkujve të Turqisë në Hendboll u kualifikua në grupin A së bashku me Shqipërinë, Kosovën dhe Republikën e Irlandës.

Sipas shortit të hedhur në qytetin Gabrovo të Bullgarisë, shtetet do të marrin pjesë në 4 grupe me nga 4 ekipe. Ndeshjet do të zhvillohen në dy qendra në Bullgari në datat 12-18 qershor.

Ekipet të cilat do t’i marrin 2 vendet e para në grupet e tyre do të zhvillojnë ndeshje për kualifikim në raundet tjera.

Në përfundim të ndeshjeve 3 ekipe do të fitojnë të drejtën që të marrin pjesë në grupet kryesore kualifikuese të Kampionatit Evropian të Hendbollit 2020.

Në Turneun IHF Evropian Trophy do të mund të marrin pjesë 14 sportistë të moshës 16-24 vjeçare. Ndërsa ekipet do të mund të kenë vetëm nga 3 sportistë të moshës mbi 24 vjeç.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme