Hendbollistet pësojnë thellë në Ferizaj

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 09:55 | Nga

Kosova ka humbur thellë edhe ndeshjen e dytë ndaj Hungarisë në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për evropianin e këtij viti. Por hendbollistet kosovare kanë bërë hap para në krahasim me ndeshjen e parë, që u luajt në shtator të vitit të kaluar në Hungari.

Atë ndeshje e humbën me rezultat 37:12, ndërsa edhe të mërkurën pasdite në Ferizaj pranuan 37 gola. Por realizuan tri gola më shumë, përkatësisht 15, shkruan sot Koha Ditore.

Humbja me shifrat 37:15 ishte e pesta për Kosovën në fazën e dytë eliminatore për “Euro 2018”. Kosova mbetet e fundit në grupin e shtatë pa pikë të tubuar.

Ndërkohë Hungaria ngritet në pozitën e parë me tetë pikë. Aty do të qëndrojë të paktën deri të enjten (nesër) kur luhet ndeshja tjetër e grupit ndërmjet Bjellorusisë e Holandës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme