Hendbollistet të gatshme për duelet me fuqitë evropiane

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Hendbollistet e Përfaqësueses së Kosovës me padurim po presin të luajnë dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”, kundër Sllovenisë dhe Gjermanisë. Të enjten (sot) prej orës 18:00 do të përballen me Slloveninë në Maribor, kurse të dielën në Prishtinë prej orës 19:15 e presin Gjermaninë.

Dy prej hendbollisteve kryesore të Kosovës, kapitenia Leonora Demaj dhe Albana Arifi, kanë thënë se përgatitjet kanë shkuar mirë dhe po synojnë paraqitje sa më të mira në këto duele, shkruan sot Koha Ditore.

Arifi do të debutojë me Kosovën edhe zyrtarisht ndaj Sllovenisë, pasi gjatë verës e fitoi të drejtën për të luajtur me ekipin “dardan”.

Ajo ka një të kaluar shumë të suksesshme me Suedinë dhe tash ndihet e emocionuar për ndeshjet e para të saj me fanellën e Kosovës. Më herët ka luajtur disa ndeshje miqësore me Kosovën.

“Po ndihem shumë mirë, saqë nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me padurim po e pres ndeshjen e parë me Slloveninë, por mbi të gjitha jam duke e pritur debutimin kundër Gjermanisë para publikut tonë në Prishtinë, ku shpresoj që palestra të jetë e stërmbushur”, është shprehur Arifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme