Henry: Mendoja se e njihja futbollin derisa shkova në Barcelonë

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Thierry Henry thotë se fakti që ka luajtur për Barcelonën i ka ndihmuar ta kuptojë vërtet lojën e futbollit, të cilën kishte menduar se e njihte në tërësi paraprakisht.

Sulmuesi francez kishte shkëlqyer në Angli duke luajtur për Arsenalin nën urdhrat e Arsene Wenger, para se t’i bashkohej Barçës, ku punoi me trajnerin Pep Guardiola.

Ish-sulmuesi francez e quajti Barcelonën klub të veçantë që i ka ndihmuar ta kuptojë futbollin në nivelin më të lartë.

“Kur shkova në Barcelonë, mësova shumë, tepër shumë; mësova diçka për të cilën mendoja se e njihja në majë të gishtave”, tha Henry për UEFA.com.

Henry iu bashkua klubit për t’u bërë vetëm njëri prej shumë yjeve në skuadër, ndërkohë që në Londër njihej si yll i veçuar.

“Për mua mbi të gjitha është garimi. Kjo më bën më të mirë. Kur unë shkova në Barcelonë, Ronaldinho luante në të majtë, Eto’o në mes dhe Messi në të djathtë dhe askush nuk më tha se unë do të luaja”, shtoi ai.

Të ngjashme