Henry, një pretendent për të zëvendësuar Valverden te Barcelona

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Thierry Henry thuhet se është njëri nga pretendentët kryesor për të zëvendësuar Ernesto Valverden te Barcelona.

Diario Sport raporton se Blaugranasit janë të zhgënjyer nga paraqitja e trajnerit spanjoll në këto dy sezonet e fundit dhe duan ta largojnë.

Kontrata e Valverdes me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni dhe klubi nuk dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me të.

Henry aktualisht është trajner i skuadrës nga MLS, Montreal Impact dhe lidhet me një rikthim në Camp Nou, transmeton telegrafi.

Legjenda e Arsenalit thuhet se ka pranuar që të bëhet trajner i Barcelonës, duke pranuar madje një pagë më të vogël se ajo e Valverdes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme