Heroi i Arbërisë, Bahtiri: Shpresoj që të mbesim në Superligë

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Arbëria ka arritur fitore të madhe në udhëtim në Drenas kundër Feronikelit në kuadër të xhiros së 31-të.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Kreshnik Bahtiri i cili u asistua për mrekulli nga Agon Llugiqi.

Pas ndeshjes, Kreshnik Bahtiri tha se është ndër golat më të rëndësishëm që ka realizuar.

“Patjetër, është ndër golat më të rëndësishëm është ky, i falënderojë të gjithë, jam shumë i lumtur”.

“Ne do të shkojmë lojë pas loje për tre pikë, këto tre pikë kanë vlerë shumë të madhe dhe shpresojë që të mbesim në Superligë”, ka thënë Bahtiri.

Arbëria ndodhet edhe më tutje në zonën e rrezikshme në vendin e nëntë me 33 pikë të mbledhura, kurse Feronikeli rrezikon seriozisht mbijetesën pasi që ka vetëm dy pikë më shumë se Arbëria.

Të ngjashme