Herolind Nishevci pranë medaljes së bronztë evropiane

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Herolind Nishevci është në rrugë të mbarë për të fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Karateisti kosovar i shënoi tri fitore në kategorinë +84 kilogramë.

Në raundin e parë ai mundi sllovakun, Tomas Kosa, ndërsa në të dytin Ahamd Abu Basal të Izraelit, përcjell Gazeta Express.

Në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevac.

Në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho.

Nishevci do ta kërkojë medaljen e bronztë në luftën që zhvillohet të dielën.

Në të njëjtën ditë, për medaljen e bronztë lufton edhe Fortesa Orana (+68 kg).

Të ngjashme