Herolind Shala i bashkohet klubit të kategorisë së dytë në Turqi

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Herolind Shala i është bashkuar BB Erzurumspor të mërkurën, klubit nga kategoria e dytë e futbollit në Turqi.

Erzurumspor njoftoi se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin e Kombëtares së Kosovës të mërkurën, pa dhënë ndonjë hollësi rreth marrëveshjes, raporton Gazeta Express.

Shala iu bashkua klubit të 1.Lig nga klubi norvegjez Stabæk, pas vetëm disa muajsh qëndrimi atje.

29-vjeçari kaloi e ndërroi ekipin në ditën e fundit të afatit kalimtar në Turqi, i cili zyrtarisht mbyllet më 8 shtator.

Shala është shprehur i lumtur që i është bashkuar klubit turk.

“Jam i lumtur që jam pjesë e Erzurumspor”, shkroi Shala në Instagram.

Të ngjashme