Herolind Shala me skuadër të re

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 15:25 | Nga

Herolind Shala është bërë me skuadër të re pas një huazimi njëvjeçar te Slovan Liberec.

Reprezentuesi më i ri i Kosovës është bërë pjesë e skuadrës së superligës turke, Kasimpasa.

Mesfushori 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për dy vjet të tjera.

Me këtë rast, futbollisti ka pohuar se do të bëj çdo gjë që është e mundur që të ketë sukses me skuadrën turke.

“Klubi i ri dhe kampionat i ri. Dua të ju njoftoj miqtë e mi që nga sot jam edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës turke Kasimpasa. Mezi pres të filloj të luaj me skuadrën e re dhe të kemi suksese në kampionatin turk”, ka shkruar në Facebook, Shala.

Shala ka pasur 24 paraqitje në ligën elitare çeke, Ligën e Evropës dhjetë ndeshje, ndërsa ka shënuar shtatë gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme