Herrera pranon t’i bashkohet PSG-së

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Ander Herrera ka vendosur që falas t’i bashkohet skuadrës Paris Saint-Germain, në fund të sezonit.

Marrëdhëniet e futbollistit 28 vjeçar me përfaqësuesit e Manchester United janë prishur dhe për këtë arsye ai dëshiron të largohet nga ky klub, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Futbollisti spanjoll ka pranuar që falas t’i bashkohet skuadrës franceze, derisa kjo e fundit të arrijë me një ofertë e cila do të shpijë në nënshkrim të kontratës.

Të ngjashme