Het-trik i Enis Bardhit, Maqedonia e Veriut fiton thellë ndaj Armenisë

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Maqedonia e Veriut ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Armenisë me rezultat 4-0, në kuadër kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Kjo fitore i mbanë në garë për vendin e dytë që dërgon në play-off për Kampionatin Botëror.

Aleksandar Trajkovski hapi rezultatin e ndeshjes, kur shënoi në minutën 22-të për 1-0.

Goli i dytë u shënua nga Enis Bardhi me një goditje të bukur jashtë zonës (2-0), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë sërish ishte mesfushori shqiptar që shënoi për 3-0 nga pika e bardhë.

Milan Ristovski shënoi për 4-0, duke i dhënë fund dilemave për fituesin.

Krejt në fund Bardhi kompletoi het-trikun në kohën shtesë për rezultatin 5-0.

Maqedonia ka 15 pikë në vendin e dytë, një më shumë se Rumania që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi

Të ngjashme