Hetemaj përshëndet Chievon, gati për eksperiencën e re

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Përparim Hetemaj e ka përshëndetur Chievon, tek e cila e kaloi gati një dekadë duke luajtur futboll. Tash, mesfushori kosovar është gati për eksperiencën e re.

Përparim Hetemaj është ndarë përfundimisht me Chievon, me të cilën ishte i lidhur për plot tetë vjet.

Ish-përfaqësuesi finlandez e ka shprehur falënderimin e tij për klubin e deritashëm, me të cilin luajti për shumë vite në Serie A.

“Pas shumë betejave, ekzaktësisht 249 sosh me të njëjtën fanellë për Chievon, ka arriur momenti ta nis një aventurë të re. 8 vjet në Chievo më kanë mësuar se me zemër, karakter dhe dëshirë, çdo rezultat është i mundshëm dhe kështu ka qenë. Një qytet i mrekullueshëm si Verona më ka përqafuar me dashuri dhe ma ka dhënë mundësinë t’i njoh dhe të lidhem me persona fantastikë. Faleminderit Chievo. Ka qenë nder dhe ju uroj shumë suksese sportive për të ardhmen”, ka shkruar Hetemaj në rrjetet sociale.

Futbollisti kosovar do ta vazhdojë karrierën në Serie B italiane me ekipin Benevento.

Ai njihet si futbollist luftarak me shumë dyluftime të fituara në karrierë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme