Hetohen sms-të mes lojtarëve, Parma rrezikon të mbetet në Serinë B

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 15:27 | Nga

Parma u rikthye në Serinë A, duke regjistruar edhe një rekord, pasi arriti që brenda 3 sezonesh të ngjitet nga Seria D, ku u dërgua pas falimentit.

Çdo sezon nga një kategori për emilianët, që festuan në javën e fundit, kur edhe u bënë matematikisht pjesë e Serisë A.

Gjithsesi festa e Parmës duket se është prishur, pasi janë denoncuar disa sms mes futbollistëve të verdhebluve dhe atyre të Spezias, skuadër me të cilën u ndeshën në javën e fundit.

Aktualisht po hetohet ndikimi i atyre mesazheve, ku lojtarët e Parmës Ceravolo dhe Calaio, u kërkojnë të mos impenjohen maksimalisht kolegëve të tyre te Spezia Filippo De Col e Alberto Masi.

Aktualisht Prokuroria Federale ka marrë në pyetje të 4 futbollistët dhe drejtues të tjerë të klubeve, ndërsa tani po analizon me vëmendje se sa mund të ketë ndikuar biseda në sms, shkruan supersport, transmeton Klan Kosova.

Për momentin asgjë nuk mund të thuhet me saktësi, por mediet italiane parashikojnë se Parma mund të pezullohet duke u rikthyer sërish në Serinë B, në rast se vërehet parregullsi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme