Heynckes hedh dyshime mbi Sane: Çmimi i tij është i pajustifikueshëm

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Ish trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka hedhur dyshime mbi Leroy Sane.

Leroy Sane vazhdon të lidhet me një trasnferim të mundshëm te skuadra e Bayern Munich, me merkaton e verës që po afrohet.

Anëtari i Man City është duke u rikuperuar nga një lëndim që e pësoi në fillim të sezonit, derisa Bayern po vazhdon interesimin për të.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe Jupp Heynckes, njeriu që e bëri Bayernin të shkëlqente disa vite më parë. Trajneri gjerman ka vënë disa dyshime mbi Sane, duke thënë se çmimi i tij është i pajustifikueshëm.

“Për mua, ai akoma nuk ka kaluar në nivelin e një top-lojtari absolut”, ka thënë Heynckess për ‘Bild’.

“Mendoj se është një lojtar në udhëkryq. A do të punojë ai përvete, apo do të mbetet vetëm një talent në pritje?”, ka shtuar trajneri.

“Ai duhet të jetë gati për hapin tjetër të madh. Sepse, nuk ka vlerë nëse përdor talentin vetëm kohë pas kohe. Unë gjithashtu, sinqerisht them se nuk e shoh si të arsyeshëm çmimin e tij”, ka thënë ndër të tjerash Heynckes.

Gjatë verës së kaluar, Manchester City kërkonte një shumë prej 100-120 milionë eurove për kartonin e anësorit gjerman./ln

Të ngjashme