Hidhet shorti i Kampionatit Botëror “Rusia 2018”

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 17:11 | Nga

Është hedhur shorti për Kampionatin Botëror Rusia 2018, ku nuk mungojnë grupet shumë të forta.

Ishte presidenti i Rusisë, Vladimit Putin, ai që ka hapur ceremoninë, duke iu uruar mirëseardhje të gjitha kombëtareve që do të jenë të pranishme në këtë event madhor.

11 qytet dhe 12 stadiume do ta presin Kampionatin Botëror, ku Rusia ka investuar shumë dhe sipas FIFA-s do të jetë njëri ndër më të bukurit të organizuar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili foli mbi investimet dhe formatin e këtij Kampionati Botëror.

Shorti u hedh nga legjenda të futbollit si Laurent Blanc, Gordon Banks, Cafu, Fabio Cannavaro, Diego Forlan, Diego Maradona, Carles Puyol dhe Nikita Simonyan.

Grupi A do të prihet nga Rusia që e zhvillon edhe ndeshjen e parë dhe hapëse, ndërsa aty gjenden edhe Uruguai, Egjipti dhe Arabia Saudite.

Grupi B ka për kokë grupi Kampionin Evropian, Portugalinë, ndërsa përbëhet edhe nga Spanja, Irani dhe Maroku.

Grupi C për kokë grupi ka Francën pastaj aty janë edhe Peru, Danimarka dhe Australia.

Grupi D ka për kokë grupi ka Argjentinën, ndërsa tre kombëtaret e tjera janë Kroacia, Islanda dhe Nigeria.

Grupi E prihet nga Brazili, ndërsa në grup janë edhe shqiptarët e Zvicrës, Kosta Rika dhe Serbia.

Grupi F ka për kokë grupi kampionin aktual Gjermaninë, ndërsa aty bëjnë pjesë edhe Meksika, Suedia dhe Koreja e Jugut.

Grupi G udhëhiqet nga Belgjika, ndërsa nga shorti kanë dalë edhe emrat e Anglisë, Tunizia dhe Panama .

Dhe Grupi i fundit ai H për kokë grupi ka Poloninë, ndërsa në short kanë dalë edhe Kolumbia, Senegali dhe Japonia .

Të gjitha grupet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme