“Higuain duhet të ndihet i turpëruar”

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Gonzalo Higuain nuk kishte shumë shanse për shënim, por që i huqi ato që i kishte.

Mediat italiane kanë shkruar për lojën e tij të mbrëmshme, duke e quajtur si performancë tejet të varfër.

“Një tjetër natë pa gola”, ka shkruar Corriere dello Sport për lojën e Higuain ndaj Torinos.

“Higuain tradhtohet nga instinkti i tij”, ka shkruar La Gazetta dello Sport.

Ndërsa, Tuttosport ka kritikuar vendosjen e tij kur Milan ishte në kundërsulm.

Të gjitha këto media italiane, i kanë dhënë notën 5, duke e quajtur si dështimin e ndeshjes.

Milan barazoi me Torinon pa gola në ‘San Siro’, duke mbetur në vendin e katërt me 26 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme