Higuain kërcënon Napolin

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 17:03 | Nga

Gonzalo Higuain, sulmuesi i Juventusit, është i bindur se do t’i shënojë dy gola ndaj ish-skuadrës, Napolit
Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do të vërë përballë Gonzalo Higuain ndaj ish- skuadrës, Napolit.

Edhe pse kaloi tri vjet të karrierës në Napoli, sulmuesi argjentinas e konsideron Napolin si kundërshtarin e radhës. Higuain është gati për t’u përballuar me ish-skuadrën dhe ka një objektiv të qartë.

“Sigurisht shpresoj shumë të shënoj një dygolësh”, ka deklaruar Higuain, i cili ka dërguar sinjale të qarta se Napoli i përket së shkuarës, ndërsa Juventusi është e tashmja dhe e ardhmja për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme