Higuain kërkon 5 milionë euro që të ndërpresë kontratën me Juventusin

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Gonzalo Higuain nuk është në planet e Andrea Pirlos te Juventusi, ndërsa klubi po punon për largimin e tij.

Por deri tani drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici, ka hasur në vështirësi për largimin e sulmuesit, pasi Higuain ka refuzuar të gjithë ofertat në drejtim të tij, ndërsa nuk pranon as prishjen e kontratës me Juven.

Higuain fiton një pagë prej rreth 9 milionë euro në sezon te Juve dhe ka edhe një vit kontratë të mbetur me klubin.

Ai për të mbetur lojtar i lirë i ka kërkuar klubit të paktën 5 milionë euro.

Duket që Juventusi nuk do ta pranojë këtë kërkesë të lojtarit, pasi edhe ashtu janë në humbje me transferimin e tij.

Të ngjashme